Site icon Telegrafi

U raportua nga Policia se kryetari i Prishtinës u kërcënua nga një person, e mohon Rama

Edhe pse u raportua nga Policia e Kosovës se kryetari i Komunës së Prishtinës, është kërcënuar nga një person, Përparim Rama e ka mohuar një gjë të tillë. 

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se edhe pse mediat kanë raportuar për një kërcënim ndaj tij si kryetar i kryeqytetit një gjë e tillë nuk ka ndodhë.

“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcënim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta”, ka shkruar Rama.

Lexo po ashtu Kërcënoi Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, policia arreston të dyshuarin

Ndryshe, në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kryetari Përparim Rama dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal janë kërcënuar para disa ditësh.

Sipas raportit bëhet e ditur se personi i cili ka kryer kanosje tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

I dyshuari raportohet se ka kanosur kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal gjatë një diskutimi mbi planin rregullues të një lagjeje të Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version