Një oficer policie dhe një police ishin në një patrullë normale mbrëmjen e së hënës.
Ata thjesht po bënin punën e tyre. Por tani ata janë të dy të vdekur pasi u qëlluan me armë në një ndalesë trafiku.
Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në shtetin gjerman të Rheinland-Pfalz në Kreisstrasse 22 në rrethin Kusel.
Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se të dy vdiqën nga të shtënat me kokë.
Oficerët e policisë mund të kishin dërguar vetë një mesazh radio rreth orës 4:20 të mëngjesit, tha një zëdhënës i policisë.
Me të mbërritur përforcimet në vendngjarje, efektivja e policisë 24-vjeçare ishte veçse e vdekur, ndërsa pak kohë më pas vdiq edhe kolegu i saj (29).
Mesazhi i parë radiofonik ka qenë se kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, shkruan “Bild”.
Më pas oficerët e policisë “vërejtën diçka të dyshimtë” në bagazh dhe tani do të kryenin një kontroll.
Menjëherë pas kësaj, papritmas pasoi mesazhi i dytë i radios: “Ata po qëllojnë mbi ne”.
Pastaj kontakti ndërpritet.
Siç shkruajnë tutje mediat gjermane, gruaja nuk duhet të kishte pasur mundësi të mbrohej.
Pistoleta e saj ishte ende në këllëf kur u gjet.
Mësohet se ajo ka vdekur nga një plumb në kokë.
Autori duhet të ketë qëlluar “tërësisht jashtë syrit”.
Në anën tjetër, polici 29-vjeçar ka arritur të nxjerrë armën.
Ai zbrazi të gjithën, por u godit gjithashtu në kokë, përcjell Telegrafi.
“Bild” spekulon se pasagjerët e makinës mund të kenë qenë gjuetarë pa leje – sigurisht të armatosur.
Sipas sindikatës së policisë (GdP), 24-vjeçarja ishte ende në trajnim. Ajo studioi në akademinë e policisë.
GdP-ja ishte “thellësisht e tronditur dhe plot trishtim”, thotë faqja e internetit. “Mendimet tona janë me të afërmit dhe të dashurit e kolegëve që vdiqën si pasojë e një akti dhune në punë”. /Telegrafi/