Site icon Telegrafi

U qëllua me thikë gjatë një konflikti në Shkodër, ndërron jetë në spital 15-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, ku një shtetas i paidentifikuar ka plagosur me thikë një të mitur 15-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.

I mituri ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vijim të informacionit paraprak menjëherë u krijua grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë u shpërndanë në zonë për të grumbulluar informacion me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Shkodër, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) në sup pa probleme për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Exit mobile version