Nikolin Marku (Lekstakaj) është 42-vjeçari që ka mbetur i vrarë mesditën e sotme në Balldre të Lezhës.
Viktima ndodhej në hyrje të lokalit në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Dyshohet se kanë qenë më shumë se një person që ka qëlluar ndaj 42-vjeçarit.
Dyshimet kryesore janë si hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj pak javë më parë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, raporton euronewsal.