Site icon Telegrafi

U qëllua me breshëri kallashnikovi nga një BMW, si ndodhi atentati ndaj Eno Nikulaj

Euronews Albania ka mësuar detaje të reja në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës.

Gazetari Eni Ferhati, bëri me dije se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të shtetasit Eno Nikulaj, i cili po lëvizte me një foristradë në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”

40-vjeçari rezulton të jetë djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua po në një atentat mafioz më 19 maj.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i atentatit të jenë përplasjet për gjakmarrje dhe hakmarrje të fisit Nikulaj.

I plagosuri është transportuar për në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë për jetën.

Lexo po ashtu Kushëriri i Ardian Nikulajt vdiq në spital, detaje nga atentati me kallashnikov në Lezhë

Ndërkohë policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për bërë të mundur arrestimin e autorëve.

“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ML ngjyrë e bardhë që drejtohej nga shtetasi 40-vjeçarm Eno Nikulaj, banues në Shëngjin. Sipas informacioneve është djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti për motive gjakmarjeje, ku ishte paguar dhe një vrasës portugez.

Nikulaj është transportuar në gjendje shumë të rëndë për jetën pasi ka marrë disa plagë nga breshëria e plumbave.

Janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje daljet e qytetit të Lezhës, por dhe në akset që të çojnë drejt Milotit apo Lezhës.

Dyshohet se kjo ngjarje ka përplasjet për hakmarrje apo gjakmarrje të fisit Nikulaj”, tha Ferhati.

Burime bëjnë me dije se automjeti nga u qëllua është një BMW me targa AB 138 HT, të cilat rezultojnë të vjedhura më datë 29.11.2023 në Tiranë.

Exit mobile version