Site icon Telegrafi

U pyet për rreth dy orë nga hetuesit, ish-ministrja shqiptare e financave flet pas daljes nga Prokuroria e Posaçme SPAK

Ish-ministrja shqiptare e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Pas qëndrimit për rreth dy orë në ambientet e SPAK, Denaj tha për mediat se ajo ishte pyetur në lidhje me çështjet që ka pasur dijeni gjatë kohës kur ishte drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave.

“U pyeta për informacionet që kam në dijeni gjatë kohës që kam qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave, në kohën kur ka nisur koncesioni i sterilizimit”, tha Anila Denaj. /Telegrafi/

Exit mobile version