Telegrafi

U pyet për dorëheqje pas shfuqizimit të Ligjit për KPK-në, Haxhiu: Për çfarë të dorëhiqem?

Partitë opozitare mbrëmjen e së premtes pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pasi e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu sot përmes një konference për media ka thënë se nuk do të jap dorëheqje, pasi siç u shpreh ajo kjo lloj kërkese nuk është as e para dhe as e fundit e kërkuar nga opozita.

Lexo po ashtu Haxhiu për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Për ta më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së

“Për çfarë të jap dorëheqje? Ndoshta është mirë ta pyesni opozitën pse po e kërkojnë dorëheqjen time. Prej momentit kur kam marr detyrën jam ballafaquar me kërkesat e tyre për dorëheqje”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Kushtetuesja e rrëzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial, LDK kërkon shkarkimin e ministres Haxhiu

Ajo gjithashtu tha se: “Konsideroj se kur kanë parë vullnetin tonë, seriozitetin tonë për të vazhduar me reformat në drejtësi për t’i jetësuar, ata kanë filluar me kërkesat për dorëheqje, sepse po i cenojnë interesat e tyre. Kjo kërkesë s’është e para dhe as e fundit”.

Tutje u shpreh se për sa kohë janë duke ju shërbyer qytetarëve, opozita do të vazhdojë me kërkesat e saj për dorëheqje.

Lexo po ashtu Krasniqi reagon pas vendimit për KPK-në: S'lejojmë kurrë të shkelet Kushtetuta nga pretendimet uzurpuese të pushtetit

“ Por, do t’i dëshpërojë dhe të ju them se ne do të vazhdojmë përpara, pavarësisht sfidave e gurëve që do të na vendosin në rrugë”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/