Site icon Telegrafi

U publikua pa aprovimin e tij ‘diss’-i për Unikkatilin, reagon Fero: Është kapitull i mbyllur ai

Reperi i njohur, Fero ka reaguar së fundmi ndaj një kënge që u publikua pa lejen e tij dhe prej ditësh është bërë virale në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për një projekt që konsiderohet si ‘diss’ ndaj reperit të famshëm Unikkatil dhe grupit të tij TBA.

Përmes reagimit të tij në llogarinë e Instagramit, reperi nga Gjilani është shprehur se kënga ka rrjedhur në internet pa aprovimin e tij pasi siç thotë ai kapitulli i zënkës me Unikkatilin është i mbyllur.

Foto: Fero/Instagram

“Kushdo që e ka publikuar atë ‘diss’ marre i qoftë, nuk është dashtë. Se unë vetë nuk e kam publikuar, e pata publiku BMW ka qenë e lehtë. Thosha që najsen, pastaj i lëshoj hiroshimat e tjera. Mbi të gjitha, ju kërkoj faqeve mos me e postu se ai është kapitull që ka kaluar. Mbreti i hiphopit”, ka shkruar Fero në postim.

Kujtojmë që muaj më parë Feronit Shabani (emri i plotë) publikoi këngën “BMW” që ishte një ‘diss’ ndaj Unikkatilit.

Foto: Fero/Instagram

Kjo kishte ardhur si një kundërpërgjigje ndaj Viktor Palokës pasi i njëjti lansoi këngën me titullin “Po eci” në të cilën tërthorazi ka përmendur edhe artistë të tjerë përfshirë Feron.

Lexo po ashtu "Eskalon" Fero, publikon 'diss' dhe kërcënon Unikatilin, Getinjon dhe Mozzikun: Nuk ju lëshoj të gjallë asnjërin

Deklaratat e ndryshme të Feros kundër Unikkatilit më pas kishin vazhduar edhe përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version