Site icon Telegrafi

U protestua para Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

Ka përfunduar protesta e paralajmëruar për sot e platformës qytetare ”Hajde”, ku kërkohet dorëheqja e pesë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të cilët votuan pro iniciativës për përfshirjen e të dënuarve për parregullësi zgjedhore në Ligjin për faljen e të dënuarve, transmeton Telegrafi.

Sipas kësaj platforme, gjyqtarët Elena Gosheva, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangellina Markudova dhe Jovan Josifovski e kanë shkelur Kushtetutën, të drejtën dhe drejtësinë. Ata thonë se ky hap i gjyqtarëve tregon se nuk e mbrojnë Kushtetutën, por as edhe interesin publik.

Gjyqtarët u akuzuan si dorë e zgjatur e partisë në pushtet dhe pjesëmarrës në vjedhjet zgjedhore, për shkak të ekzistimit të lidhjes shkakore ndërmjet vendimit të tyre dhe lëndës ”Titanik” që është nën kompetencë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP)./Telegrafi/

Exit mobile version