Site icon Telegrafi

U porosit nga një grup kriminal, zbardhet vrasja e ish-drejtorit të OST

Policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e ish-drejtorit të OST për zonën e Veriut, Saimir Jaku në shtator të vitit 2016 në Mirëditë.

Në një konferencë për mediat drejtori i Policisë Lezhë Vehbi Bushati tha se ekzekutimi i Jakut është kryer nga vrasës me pagesë.

Ekzekutori është shtetasi Dorian Keqi 40 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Krujë.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin e vrasjes së shtetasit Saimir Jaku, kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë”.

“Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike të dhëna të tjera për këtë çështje”, tha drejtori i policisë së Lezhës.

Exit mobile version