Telegrafi

U përpoq ta shpëtojë të fejuarën mbytet në plazhin e Velipojës

Një 29 vjeçar është mbytur në plazhit e Vilonit në Velipojë. Edhe pse u tentua t’i jepet ndihma e parë, ai nuk ka arritur te mbijetoje.

Viktima mësohet se është shtetasi me iniciale E.P, banues në fshatin Shirq, Shkodër.

“Më datë 22.07.2018, ora 13:30, jemi njoftuar se në Plazhë Velipojë, Shkodër, në vendin e quajtur Vilun, në det, është mbytur shtetasi E. P. 29 vjeç, banues në fshatin Shirq, Shkodër, edhe pse është dhënë ndihma e parë nga personeli mjekësor i plazhit Velipojë, nuk ka mbijetuar”, shkruajnë mediet shqiptare, përcjell Telegrafi.

Nga informacionet e para mësohet se shtetasi E. P. ka hyrë për të shpëtuar të fejuarën, e cila nuk ka rrezik për jetën, por ai vetë nuk ka mundur të dalë.

Mbytja ka ndodhur në zonën e sigurisë, pasi dhe deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë.