Telegrafi

U përplasën nga një masiv rëre në Kepin e Rodonit dhe ngecën në det, shpëtohen katër turistë italianë

Katër turistë italianë janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së portit të Durrësit, pasi u përplasën me një masiv rëre dhe ngecën në det.

Nga përplasja mbeti i plagosur njëri prej tyre.

Turistët po lëviznin nga porti i Shëngjinit, drejt Korfuzit, ndërsa sipas policisë, ata u njoftuan rreth orës 16:00 se italianët kishin ngecur në afërsi të zonës së quajtur “Kepi i Rodonit”.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me kolegët e GDF-së, iu kanë shkuar në ndihmë 4 turistëve, të cilët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues, në breg, dhe më pas me Ambulancë, në spital, për të marrë asistencën mjekësore.

Për shkak të tronditjes, vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ku i plagosuri 48-vjeçari A. R., ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Durrësit fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.