Kylian Mbappe ishte përplasur me Thomas Tuchel në fundjavën e kaluar shkaku i zëvendësimit.
Sulmuesi francez ishte largua nga fusha në minutën e 68-të, për t’u zëvendësuar me Mauro Icardin në fiton e thellë 5-0 ndaj Montpellier në Ligue 1.
21-vjeçari më pas ishte parë tejet i acaruar me trajnerin e PSG-s, pasi nuk dëshironte të largohej nga fusha.
Mbappé angry at Tuchel, that can only mean one thing.. #Mbappe2020 pic.twitter.com/7CnP5hQrxS
— Theo (@OrigiSeason) February 1, 2020
Por, Tuchel mendon se fituesi i Kupës së Botës nuk po e përdorë këtë si strategji për t’u larguar nga klubi, gjersa kërkohet me ngulm nga Real Madridi.
“Nuk mendoj se Mbappe po e përdorë këtë si arsye për t’u largua nga klubi”, ka thënë ai para ndeshjes me Nantes.
Thomas Tuchel on Neymar & Mbappe
🗣"It's not a crisis, I'm not angry personally. We need them to win big games" pic.twitter.com/HwKbB5robc
— Football Daily (@footballdaily) February 4, 2020
“Ai është lojtar i yni, ka kontratë me klubin. Unë e mora atë vendim dhe është puna e trajnerit ta bëjë atë gjë”.
“Nuk ka diçka personale mes nesh. Është diçka që një lojtar nuk dëshiron të zëvendësohet, por trajneri ka arsye për ta bërë atë gjë”, ka shtuar më tej Tuchel.
Mbappe pritet që në verën e këtij viti të transferohet te Real Madridi për një shumë rreth 150 milionë euro, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2021. /Telegrafi/