Një shofer i panjohur deri më tani, është përplasur me veturën në portën kryesore të ndërtesës së selisë të FBI-së në Atlanta.
Ky shofer kishte tentuar t’i vihet pas një veture tjetër që kishte autorizim të futet brenda portës – dhe kështu u ballafaqua me personat që tentuan ta ndalin për kalim të paautorizuar, transmeton Telegrafi.
Nga FBI-ja kanë bërë të ditur se nga ky incident nuk ka të lënduar, ndërsa në terren kanë dalë ekipet e deminimit për të parë nëse brenda veturës kishte ndonjë mjet shpërthyes, një procedurë standarde e sigurisë.
Në anën tjetër, shofer i veturës është arrestuar, ndërsa nuk dihen akoma motivet e këtij sulmi që u bë me veturë – duke u përplasur në rrethojën mbrojtëse.
Pamjet nga ajri shfaqin veturën e shkatërruar në pjesën e përparme pasi ishte përplasur në murin mbrojtës, që aktivizohet në mënyrë elektronike për të gjitha automjetet e paautorizuara që tentojnë të futen brenda. /Telegrafi/
🚨#BREAKING CAR RAMS FBI GATE IN ATLANTA
A man has been arrested by FBI agents after he rammed his vehicle into the compound gate before attempting to enter the building. The motive is currently unknown
Source: Fox News pic.twitter.com/SsxbUieKZv
— Suhr Majesty ™ (@ULTRA_MAJESTY) April 1, 2024