Telegrafi

U përplas me veturë në mur dhe mjeti iu përfshi nga zjarri, polici në Karolinën e Veriut shpëton shoferin që kishte humbur vetëdijen

Policia në Salisbury të Karolinës së Veriut ka publikuar pamjet e kamerave të vendosura në uniformat e policisë, ku shihet sesi shpëtojnë shoferin e një veture që ishte përfshirë nga zjarri.

Policia Corey Brooks ishte telefonuar për një incident tjetër, kur rrugës duke shkuar në vendngjarje pa një kamion që u përplas për muri dhe ishte përfshirë nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Me asistencën e kalimtarëve të rastit, Brooks arriti ta tërheq zvarrë shoferin që kishte humbur vetëdijen dhe e strehoi në një pjesë më të sigurt.

Aty qëndroi derisa arritën ekipet emergjente dhe autoambulancat që e dërguan me urgjencë në spital.

Shumë qytetarët veprën e policit e kanë cilësuar si heroike, dhe se për këtë sipas tyre meriton të duartrokitet nga çdo banorë i Salisbury. /Telegrafi/