Visar Dakrama është shqiptari që u ekzekutua mëngjesin e së hënës më armë gjahu nga një grek në ishullin e Mykonos, Greqi.
Sipas mediave greke, ish e dashura e shqiptarit, 23-vjeçare, kishte lidhje me viktimën dhe me autorin punon në një lokal nate në ishull.
Ajo ka dëshmuar në polici dhe ka pohuar se 2 vite më parë ka pasur lidhje me Visarin dhe ndërkohë, greku ka shfaqur interes për të.
Sipas dëshmisë, ai ka ndërhyrë në momentin që ka parë se shqiptari i dehur po sillej keq me 23-vjeçaren.
I gjithë konflikti fizik mes dy djemve nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike ka ndodhur për 10 minuta.
Pas përleshjes greku ka shkuar ka marrë armën në shtëpi dhe e ka qëlluar për vdekje në kokë.
Ai është transportuar për në spital ku edhe ka gjetur vdekjen nga hemorragjia.
Shtetasi grek është dorëzuar në policinë e ishullit dhe pritet të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.