Pas vendimit të Vëllait të Madh, G Bani ka dhënë një intervistë për ‘Fan Club’, disa minuta pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania.
Duke pranuar se goditi Gjestin, G Bani tha se edhe këngëtari bëri të njëjtën gjë ndaj tij.
“Jam mësuar të më preket imazhi“, tha ai ndër të tjerash.
Ngjarja ndodhi derisa po realizohej sfida e rezistencës, ku pak grupe ngelën deri në fund.
G Bani shihej qartë duke e goditur në fytyrë Gjestin dhe kjo sipas produksionit është e patolerueshme.
Gjesti nga ana tjetër u shpreh se në këtë format nuk ka ardhur që të rrahet me askënd.
Vendimi erdhi sot (e diel) me Zarf të Zi dhe u zbatua menjëherë, duke bërë që G Bani të largohet menjëherë. /Telegrafi/