Meti Alshiqi u përjashtua nga Big Brother VIP Kosova 2 disa javë më parë.
Ish-banori doli për shkak të një sherri me Blerandon, të cilin e goditi në pjesën e barkut.
Ai ka qenë njëri nga konkurrentët më të zëshëm brenda, teksa për të ishte vetëm një lojë dhe si i tillë nuk është edhe jashtë.
Prezantuesi ka qenë i ftuar së fundmi në Prive, ku ka folur rreth incidentit dhe largimit të tij nga BBVK.
I pyetur se cila ishte pyetja më e shpeshtë që i është bërë këto ditë, ai nuk hezitoi të përgjigjej.
“Përderisa je në një lojë nuk e di se çfarë vjen, pjesë e lojës, loja i ka këto, kështu që. Pyetja më e shpeshtë është pse dole, ke çka ke, ndodhi. Unë aty gjykohem si lojtar”, u shpreh Meti.
I njëjti mes tjerash u pyet edhe për Blerandon, ndonëse tha disa fjalë në lidhje me të.
“Edhe aty brenda, atë e shoh vetëm si fans. Nuk kam ndonjë koment”, përfundon ai. /Telegrafi/