Site icon Telegrafi

U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

Jozefin Marku është përjashtuar sot (e mërkurë) me zarf të zi nga Big Brother pas debatit që pati me Gjestin, kur i tha këtij të fundit ‘kopil shkine’.

I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel pak minuta pasi u përjashtua, ish-banori tha se kishte zgjedh krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejtë dhe se Gjesti u viktimizua.

Këngëtari tutje tha se Kosovën e përfaqëson më mirë ai se sa Gjesti.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon”, u shpreh ai.

“Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet”.

Lexo po ashtu “Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

Tutje Jozi shtoi: “Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë kosovarët jam unë”.

Dalja e Jozit ka prekur më së shumti Valbonën e Loredanën, që kanë qëndruar më shumë me të. /Telegrafi/

Exit mobile version