Telegrafi

U përjashtua nga BBVK, Linda Halimi mesazh për Metin: Ti ke qenë më i forti këtu

Ditën e martë (14 nëntor), Meti Alshiqi u përjashtua nga edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova për shkak të një debati me Blerandon.

Banorët mbetën të shokuar nga ky vendim dhe tashmë disa prej tyre u shpreh se kanë nisur të ndjejnë mungesën e Metit.

Së fundmi ishte këngëtarja Linda Halimi ajo që i ka dërguar Metit një mesazh nga shtëpia e famshme.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Teksa doli përballë kamerës, Linda tha se sipas saj ish-banori ishte më i forti në garën për çmimin e madh dhe i preferuari i saj.

Lexo po ashtu "Ke vetëbesim të tepruar" - Gania Gërmia debaton me Linda Halimin

“Met shpresoj që je duke na shikuar, kojshikes më së shumti je duke i munguar se të kam patur të preferuarin, ti ishe më i forti këtu”, ka thënë Linda mes tjerash në mesazhin për Metin.

Meti ndërkohë nuk ka reaguar ende publikisht në lidhje me përjashtimin e tij nga BBVK. /Telegrafi/