Telegrafi

U përfshin në një rrahje – policia në kërkim të gjashtë familjarëve nga Prizreni

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e gjashtë personave nga Prizreni.

Policia thotë se ata po kërkohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentative”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pjesëmarrje në rrahje” e cila ka ndodhë me 22.05.2024 në fshatin Krajk/Gjonaj të Prizrenit.

Personat:
1. Abedin Zenel LIKAJ 17.05.1957 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
2. Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
3. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
4. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
5. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
6. Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, Fshati Krajk komuna e Prizrenit

Policia thotë tutje se “Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/