Telegrafi

U përfol se ka rënë interesimi për të, Labinot Tahiri reagon duke publikuar video nga koncerti i tij i fundit në Mitrovicë

Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga shqiptarët për mbrëmje të ndryshme muzikore.

Ai është një emër shumë i kërkuar qoftë në diskoteka apo edhe organizime familjare.

Megjithatë, së fundmi këngëtari nga Ferizaj ka reaguar përmes një video të publikuar në InstaStory, për fjalët që po përflitet kinse ka rënë interesimi për të.

Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

Në videon, e cila shfaq atmosferën nga një prej koncerteve të tij më të fundit në Mitrovicë, Labi thotë se nuk është aspak e vërtetë që të ketë rënë interesimi për të.

“Mos te flasin do llaskuca kur sju konvenon çmimi kinse ka ra Labi! Sa për me ra veproj vet qysh kam veprua duke mos dale në Diasporë para atyre mijera të rinjëve që me presin atje dhe kam lanë anash me mijera euro qe ka peej estrades desin me i prek! Pra, mos lehni si qeni me bisht ndër kambë se keni fakte boll për me pa se a kam ra apo jo!! Ja sonte në Mitrovicë si ishte dhe shume mbremje të tjera! Nuk vdes unë për pare, vdes vetem për të mirat që i shoh kur njerzit knaqën sonte dhe gjithmonë. Moti i grahi kësaj pune. Labi Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi në InstaStory.

Ai përndryshe së fundmi bëri të ditur edhe se ka gëzuar veten dhe familjen e tij me një veturë të re luksoze, dhuratë për fundvit. /Telegrafi/