Ka tash e sa ditë që grimeri shqiptar me famë ndërkombëtare, Mario Dedivanoviç, është kthyer në një prej personazheve më të diskutuar në mediat rozë.
Është përfolur se ai është në një lidhje me balerinin nga Shqipëria, Kris Dalipi, dy vjet pasi pranoi publikisht orientimin e tij homoseksual.
Sipas burimeve të emisionit “Prive”, dyshja edhe janë duke bashkëjetuar me njëri-tjetrin në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, vet dyshja nuk janë prononcuar mbi këtë çështje por kanë reaguar së fundmi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Ka qenë balerini kris Dalipi ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në TikTok një video, ku shihej bashkë me Marion teksa kalojnë çaste të këndshme bashkë dhe i bën një “rreng” të vogël.
@krissdalipiHe wasn’t ready haha ?♬ original sound – destiny ?
Komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet, me shumë prej tyre që janë të shprehur të lumtur për dyshen.
Mario përndryshe kishte folur dy vjet më parë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, mbi vështirësitë e të pranuarit publikisht orientimin e tij seksual dhe reagimet që kishte marrë nga ana e njerëzve.
“Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja sasinë e reagimeve pozitive që kam marrë nga njerëz në të gjithë botën duke më falënderuar mua që kam guximin të flas për këtë çështje të rëndësishme që kaq shumë të rinj dhe të vjetër vuajnë gjatë gjithë jetës së tyre. Gra, burra, fëmijë nga të gjitha sferat e jetës kanë arritur të më falënderojnë mua që iu kam ndihmuar dhe ndoshta duke u dhënë atyre guximin të jenë të sinqertë dhe të lirë”, kishte thënë Dedivanoviç për Telegrafin.
Mario përndryshe është një emër i njohur ndërkombëtar i makijazhit, i cili mori famë veçanërisht pas bashkëpunimit me influencuesen numër një në botë, Kim Kardashian. /Telegrafi/