Site icon Telegrafi

U përfol se Fjolla Morina e ndau nga ish-bashkëshortja, Fisnik Syla tregon të vërtetën

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Për një kohë të gjatë në faqet rozë kanë qarkulluar lajmet kundrejt Fjolla Morinës dhe partnerit të saj, Fisnik Sylës.

Këto të fundit kishin të bënin me të kaluarën e biznesmenit, ku thuhej se këngëtarja e ndau me ish-bashkëshorten.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Syla ka mohuar të gjitha spekulimet e bëra në rrjet.

(Foto: Instastory)

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota”, është shprehur ai.

Tutje biznesmeni shtoi: “Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta.

(Foto: Instagram)

Në fund të deklaratës, Fisniku tregoi se tashmë është shumë i lumtur me jetën e tij, teksa ai dhe Fjolla shumë shpejt do të martohen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version