Site icon Telegrafi

U përfol për një lidhje dashurie me Bora Zemanin, Noizy tregon të vërtetën për herë të parë

Ditëve të fundit në rrjete sociale është aluduar për një lidhje romantike mes Noizyt dhe moderatores së njohur, Bora Zemani.

Nëpër media të ndryshme shqiptare ka qarkulluar lajmi se ka diçka mes dyshes, pasi në një ndejë ishte shpërndarë një video ku reperi i ka buzëqeshur yllit të “Përputhen”.

Lideri i OTR së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Why Not”, ku mes shumë gjërash ka folur edhe për raportin me 30-vjeçare.

Ai theksoi se me prezantuesen janë vetëm miq dhe se nuk ka asgjë më shumë midis tyre.

Lexo po ashtu Bora Zemani: Nuk po vuaj për dashuri, ndihem e përmbushur

“Premtoj që nuk kam asgjë. Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë”, ka thënë ai.

Zemani nga ana tjetër muajve të fundit u komentua për raportin me aktorin Donald Veshaj, me të cilin ka qenë së bashku për më shumë se tri vite.

Noizy (Foto: YouTube)

Ajo momentalisht është beqare duke u fokusuar më shumë në karrierën profesionale. /Telegrafi/

Exit mobile version