Arta Kabashi ka marrë vëmendje të madhe këto ditë, pas daljes nga Big Brother VIP Albania 3.
Ajo në një intervistë në Top Channel konfirmoi se është në një lidhje dashurie, por nuk zbuloi më shumë detaje.
E vetmja gjë që tha për këtë ishte: “është personazh i njohur. Nuk është nga bota e muzikës”.
E më pas në media u aludua se ky person mund të jetë aktori shqiptar, Blerim Destani.
Pas bujës së madhe në rrjet, këngëtarja u detyrua të dalë me një shpjegim për fansat.
Zeshkania mohon të jetë në një romancë me Destanin dhe tani thekson se është beqare.
“Unë jam single dhe mos shpërndani lajme fake”, tha në reagim Kabashi. /Telegrafi/