Site icon Telegrafi

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Rikthimi i balerinit të njohur Graciano Taganit, në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka sjellë jo pak zhurmë në mediat dhe rrjetet sociale.

Së fundmi, po aludohet për një krisje mes Gracianos dhe partneres së tij, influenceres Argjira Spanca. Megjithatë, asnjë nga ta nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë problem në marrëdhënien e tyre.

Tensioni rreth kësaj çështjeje u rrit kur, në një moment të qetësisë në oborrin e shtëpisë, Graciano u pyet nga Egla rreth Argjirës.

Graciano dukej sikur nuk ishte tërësisht i qartë për atë që Egla po i thoshte, por la të kuptohet se mund të ketë një mosmarrëveshje midis tyre.

Graciano: Nuk di për çfarë po flet Egla. Por jo…

Egla: E paske qelb muhabetin. Po sigurisht që e ke qelb…

Graciano: Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë pa dashje, fillon e merr çikë shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhe sh dhe egoist pa dashje por jo me qëllim sepse varet nga rrethanat, kështu që… kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara. /Telegrafi/

Exit mobile version