Futbollisti i njohur Francesco Totti ditë më parë njoftoi largimin e tij nga Roma pas më shumë se 20 vitesh të kaluara në këtë skuadër.
Por, duket se pensionimi i tij në futboll, do t’i sjell plot gjëra të mira, ndër to edhe një pushim të gjatë, rrethuar me njerëzit e tij më të dashur.
Së fundmi Totti është parë në Monte Carlo me bashkëshorten e tij, Ilary Blasi dhe shoqërinë në pushimet luksoze në jaht.
Ai do të qëndrojë deri në fund të javës në një nga vendet më të bukura në botë.
Paparacët kanë kapur disa momente ku Ilary shihet në skena mjaft ‘të nxehta’ pranë më të dashurit të saj. /Telegrafi/