Site icon Telegrafi

U penalizua nga Donaldi, Egzona Rafuna flet pas daljes nga BBV: Rrezikoja të rrija afër Beatrixës, por e kam ndjerë se ishte e nevojshme

Moderatorja e njohur nga Kosova, Egzona Rafuna, u largua nga shtëpia e Big Brother VIP ditën e premte (28 janar).

Ajo qëndroi për tre javë brenda shtëpisë, ndërkohë që hyrja dhe loja e saj u diskutua mjaft shumë.

E njëjta madje ishte parë si një krah i Donaldit, me të cilin ka qenë më e afërt duke bërë nga jashtë që të paragjykohet për raportin e tyre.

Egzona Rafuna (Foto: YouTube)

Pas daljes nga BB VIP, Rafuna ka qenë e ftuar në Fan Club ku ka folur për eksperiencën dhe për marrëdhënien me aktorin nga Vlora.

Lexo po ashtu Moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna eliminohet nga Big Brother VIP

“Unë personalisht prej brenda nuk e kam parë si pozicionim timin përkrah Donaldit. Më ka ardhur shumë keq dhe e kam shprehur vazhdimisht që më vjen keq që po shihet kështu. Unë kur kam hyrë brenda, për mua më rrezik ka qenë të jem afër Trixës por unë nuk e kam bërë mend atë pjesë sepse e kam ndjerë që në atë moment duhet t’i rrija afër Trixës, unë e kam parë të nevojshme që Trixa është keq e kam bërë me shpirt, pa menduar pjesën që mundem të penalizohem edhe nëse ajo më penalizon nuk e kam me rëndësi sa e kam njerëzillëkun, sa e kam ta bëj dikë të ndihet mirë kur e shoh që ka nevojë për dikë”, ka thënë ajo.

Egzona Rafuna (Foto: YouTube)

Prezantuesja ka komentuar edhe lojën e Trixës kundrejt saj, që bëri bujë të madhe e gjithashtu e bëri të ndihet keq.

“Nuk jam person që i them gjërat, e në fund të them më fal se gabova. Mendoj shumë para se t’i them gjërat. Më ka ardhur keq që Trixa ka menduar ashtu për mua, për diçka që nuk është asgjë e vërtetë. Unë kam hyrë në një betejë kur lufta është e përfunduar. Unë kam pritur që mundem me qenë njëra prej finalisteve”, tha ajo.

Egzona përndryshe ushtron profesionin e moderatores prej afro dhjetë vitesh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version