Një ngjarje aspak e këndshme e ka përcjellë këngëtaren e njohur shqiptare, Era Istrefi, gjatë këtyre ditëve.
Një 45-vjeçar me inicialet B.Sh është paraqitur para saj me pretendimin se është polic, dhe i njëjti e ka përndjekur këngëtaren.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në një mbrëmje, deri në momentin që vet këngëtarja ka njoftuar policinë.
Ai e ka ndjekur këngëtaren deri në lagjen ku ajo banon në ‘Marigona Rezidence’ dhe më pas në fshatin Peroc.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.
“Ngjarja ka ndodhur më 23.10.2020 në fshatin Peroc të Graçanicës në orën 21:30. Me 28.10.2020 është arrestuar mashkulli kosovar, pasi që ditë më parë ishte prezantuar si person zyrtar para viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në deklaratën e policisë.
Vet këngëtarja Istrefi nuk është prononcuar për ngjarjen, teksa rastet e përndjekjeve ndaj yjeve të famshëm në botën e Hollywoodit janë të shumta. /Telegrafi/