Telegrafi

U pa në gjendje të rënduar në një klub nate – tani Fury paralajmëron Usykun nga palestra

Tyson Fury është shfaqur në palestër, pas një incidenti që kishte në një klub nate.

Gyspy King u pa në gjendje të rënduar, pasi e kishte tepruar me alkool, ndërsa u ndihmua nga miqt e tij që të largohej nga aty.

Fansat e tij ishin të shqetësuar se mos Fury po kalonte në fazën e tij të vjetër, atë të problemeve mentale, që i kishte kaluar nga viti 2014.

Por, boksieri anglez ka siguruar fansat e tij se është në gjendje të mirë, ndërsa është shfaqur nga palestra.

Ai madje ka lënë edhe një mesazh për ta, duke thënë se do të rikthejë titujt që i humbi në fund të muajit maj ndaj Oleksandr Usyk.

“Mbreti do të rimarrë fronin e tij. Usyk po vij për ty. Rruga drejt shpengimit është e gjitha e imja. Unë e di se çfarë duhet të bëj, unë pashë mangësitë e mia”, ka thënë mes tjerash Fury. /Telegrafi/