Site icon Telegrafi

U shfaq i nervozuar me disa tifozë të Barcelonës – vjen reagimi i Joao Cancelos

Joao Cancelo ka qenë cak i disa kritikave gjatë ditëve të fundit pas reagimeve të tij para disa fansave që i kërkonin një autograf.

Por, tani lojtari i Barcelonës është lodhur nga këto komente dhe ka dashur të shpjegojë situatën që duhet të lidhet me këta njerëz të cilëve ai nuk i konsideron mbështetës.

Në orët e fundit në rrjetet sociale u transmetua një video në të cilën portugezi shfaqej tejet i nervozuar ndaj disa fansave që i kërkonin një foto ose një autograf.

Lexo po ashtu Zbulohet gjeneza e përplasjes mes Guardiolas dhe Cancelos

Ai shihej dukshëm tejet i nervozuar në video, ndërsa u kërkonte tifozëve që të ndalonin së kërkuari çdo ditë autografe.

“Nga marrëzia që shkruan këtu në komente, vendosa të reagojë”, filloi reagimin e tij lojtari i Blaugranasëve.

Lexo po ashtu Top 10 lojtarët më të paguar te Barcelona pas transferimeve të verës

“Së pari ata nuk janë tifozë, janë ‘djem’ 20-vjeçar që çdo ditë tashmë janë tek dera e qendrës së stërvitjes, ose kur jam me vajzën në park ose duke darkuar me të dashurën time një darkë të thjeshtë, ata afrohen dhe më kërkojnë foto e nënshkrime”.

“Asgjë nuk ka të keqe me këtë, por ata i shfrytëzojnë ato për t’i shitur dhe jo se janë mbështetës të vërtetë”, thuhet në reagimin e Cancelos. /Telegrafi/

Exit mobile version