Site icon Telegrafi

U ngjit në maje të palmës për t’ia krasitur degët, burri nga Kalifornia për pak sa nuk katapultohet nga 30 metra lartësi

Një kopshtar i cili ishte ngjitur në maje të një palme për ta krasitur është “katapultuar” në momentin kur i preu disa degë palmës.

E ky moment rrëqethës është filmuar dhe publikuar në internet. Bëhet fjalë për një burrë nga San Bernadino të Kalifornisë, i cili nuk hezitoi të ngjitet në maje të palmës për ta krasitur dhe t’i largojë disa degë që ishin dëmtuar nga erërat e forta, transmeton Telegrafi.

Por në momentin që ia këputi, palma lëvizi në anën e kundërt sikur të ishte e punuar nga goma, dhe burri që ishte në të për pak sa nuk u rrëzua në tokë nga 30 metra lartësi.

Për fat të mirë ai arriti të mbahet mirë dhe t’i rezistoi “shkundjeve” të fuqishme, dhe pas pak minutave të zbret në tokë pa ndonjë lëndim në trup. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Hw74pmyL0Rg

 

Exit mobile version