Telegrafi

U ngjit në helikopter dhe u hodh në drejtim të vullkanit në Kili, me ndihmën e kostumit fluturues kaloi sipër tij

Kur përmendet vullkani na shkon mendja te llava dhe retë e zeza që dalin nga ai, dhe lirojnë gazra të rrezikshme.

Megjithatë këto fakte nuk e zmbrapsën Sebastian Alvarezin, që të nis një mision që për shumëkënd është tejet i rrezikshëm, transmeton Telegrafi.

36-vjeçari veshi kostumin fluturues dhe hipi në një helikopter, nga i cili u hodh në drejtim të kraterit të vullkanit Vilarica të Kilit.

Ai madje kalon sipër vullkanit dhe pa ndonjë problem zbret në tokë, duke hapur parashutën që ia ngadalësoi zbritjen. /Telegrafi/