Kur përmendet vullkani na shkon mendja te llava dhe retë e zeza që dalin nga ai, dhe lirojnë gazra të rrezikshme.
Megjithatë këto fakte nuk e zmbrapsën Sebastian Alvarezin, që të nis një mision që për shumëkënd është tejet i rrezikshëm, transmeton Telegrafi.
36-vjeçari veshi kostumin fluturues dhe hipi në një helikopter, nga i cili u hodh në drejtim të kraterit të vullkanit Vilarica të Kilit.
Ai madje kalon sipër vullkanit dhe pa ndonjë problem zbret në tokë, duke hapur parashutën që ia ngadalësoi zbritjen. /Telegrafi/