Telegrafi

U ngjit mbi krahun e aeroplanit që po nisej, në përpjekje që të hynte brenda

Mbrojtësit e rendit në aeroportin e Lagos të Nigerisë, intervenuan për ta ndaluar një njeri që u ngjit mbi krahun e aeroplanit që ishte duke u nisur.

Udhëtarët e shqetësuar e njoftuan pilotin, për përpjekjen e pazakontë të tij që të hynte brenda në kabinë, transmeton Telegrafi.

Derisa aeroplani ndaloi, atë e detyruan të zbriste poshtë dhe e arrestuan, ndërsa nuk dihen motivet e këtij veprimi.

Hetime po bëhen edhe ndaj punonjësve të aeroportit, që e lejuan të hynte në pistë derisa aeroplani po përgatitej për fluturim. /Telegrafi/