Mbrojtësit e rendit në aeroportin e Lagos të Nigerisë, intervenuan për ta ndaluar një njeri që u ngjit mbi krahun e aeroplanit që ishte duke u nisur.
Udhëtarët e shqetësuar e njoftuan pilotin, për përpjekjen e pazakontë të tij që të hynte brenda në kabinë, transmeton Telegrafi.
Derisa aeroplani ndaloi, atë e detyruan të zbriste poshtë dhe e arrestuan, ndërsa nuk dihen motivet e këtij veprimi.
Hetime po bëhen edhe ndaj punonjësve të aeroportit, që e lejuan të hynte në pistë derisa aeroplani po përgatitej për fluturim. /Telegrafi/