Telegrafi

U nervozua se nuk arriti të tërheq para, burri në Malaga të Spanjës e godet me veturë bankomatin

Ky është momenti kur një burrë godet me veturë vazhdimisht bankomatin, i cili sipas tij nuk i kishte dhënë as edhe një qindarkë.

Shoferi shihet duke qeshur derisa e godiste me veturë bankomatin – ku fillimisht lëviz mbrapa për të rritur shpejtësinë dhe goditur me tërë forcën, transmeton Telegrafi.

Skena si në filma të Hollywood-it ka ndodhur të dielën në La Caixa të Malagas në Spanjë.

Sipas dëshmitarëve, burri që e përplasi bankomatin me veturë, ishte nervozuar kur nga bankomati nuk kishte arritur të tërheq as edhe një qindarkë.

Pas shfaqjes së policisë ai është dërguar në stacion për intervistim, ndërsa raportohet se ka kaluar testin e alkoolit dhe atë të drogës. /Telegrafi/