Site icon Telegrafi

U nervozua që kali vazhdimisht lëvizte derisa tentonte t’ia riparonte patkonjtë, britaniku godet me çekiç kafshën – pamjet publikohen në internet

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një nallban duke rrahur brutalisht kalin me çekiç – duke e goditur të paktën nëntë herë.

Scott Manson, sulmoi kafshën derisa tentonte t’ia riparonte patkonjtë, dhe tani autoritetet kanë lëshuar një urdhëresë që ia ndalon atij të punojë apo ketë kontakt me kafshët për të paktën dhjetë vite.

Pamjet e kamerave ndihmuan gjykatën në Britani të Madhe t’ia kumtojë verdiktin për sulm të rëndë ndaj kalit të njohur si Buddy.

Ai u nervozua kur kali filloi të lëvizte, derisa po tenton t’ia riparonte patkonjtë – dhe kështu filloi ta godasë me çekiç.

Këto pamje kanë alarmuar edhe organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve – duke kërkuar nga autoritetet e drejtësisë të ndërmarrin veprime të menjëhershme. /Telegrafi/

Exit mobile version