Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, njësitet patrulluese te stacionit policor në Dragash, kanë ndaluar një veturë ku kanë gjetur armë në të.
“Derisa ndaluan një automjet me targa vendore për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit, policia ne çantën e tij gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave: një pistoletë, një karikator, një fishkë dhe një brisk”, thuhet në njoftimin për media.
Në lidhje me këtë rast i dyshimit E.GJ i lindur në vitin 2001 është shoqëruar ne stacioni policor në Dragash , ku i njëjti është intervistuar.
Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit ku pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti shkon ne procedurë te rregullt. /Telegrafi/