Telegrafi

U nda nga bashkëshortja? S’ka problem për Abramovichin, pushime në jahtin 338 milionë eurosh (Foto)

Manjati rus, Roman Abramovich, është fotografuar i vetmuar teksa ka qenë duke pushuar në superjahtin e tij prej 338 milionë euro, disa ditë pas lajmit për ndarjen nga gruaja e tij e tretë.

Pronari i Chelsea është fotografuar në Antibe, pranë një resorti luksoz mes Kanës dhe Nisës, ku ai ka një prej vilave të tij, për të cilën e ai harxhoi 32 milionë euro për ta rinovuar pasi e bleu në vitin 2001.

Abramovich, pasuria e të cilit mendohet të jetë rreth 7 miliardë funte, së fundmi ka vendosur që të jetojë i ndarë nga gruaja e tij.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije për Daily Mail se 50-vjeçari dhe bashkëshortja e tij e tretë, Dasha Zhukova, 36 vjeçe, prej disa kohësh bënin jetë të ndryshme. /TCH/Telegrafi/