Site icon Telegrafi

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç’duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 ka nisur më ndryshe, me një performancë nga ish-konkurrentët e këtij formati.

Moderatorja Erjola Doçi duket se pësoi një incident të vogël gjatë kërcimit me një balerin.

Ajo zbuloi më shumë se ç’duhet përmes fustanit, pasi e kishte tërësisht të çarë te këmba.

Foto: Screenshot/Instagram

Teksa balerini e dërgoi lart për të realizuar koreografinë, ajo shihet qartë se po mundohej ta mbulonte.

Lexo po ashtu Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Zeshkania e vuri dorën menjëherë te të pasmet dhe vendosi dorën tek pjesët intime.

Foto: Screenshot/Instagram

Në ndërkohë, ka mbetur vetëm edhe një javë deri te finalja e madhe e këtij edicioni.

Sivjet janë pesë finalistë përfshirë: Romeo Veshajn, Julian Dedën, Egla Cenon, Meriton Mjekiqin si dhe Heidi Baci. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version