Telegrafi

U mundua ta merr dhunshëm veturën që ia kishte konfiskuar “merimanga”, e pësoi keq burri nga Florida (Video)

Një burrë në Florida assesi nuk kishte mundur të pajtohet me faktin se policia ia kishte konfiskuar veturën me merimangë, dhe kështu kishte vendosur që të provojë t’ia merr shoferit të merimangës.

Por, ky veprim përpos që i kushtoi me dëme të mëdha materiale në veturë, ai përfundoi në pranga për mosrespektim të urdhrit të zyrtarëve policorë, transmeton Telegrafi.

Pronari i veturës kishte ndjekur qindra metra punonjësin e kompanisë që konfiskojnë vetura me merimanga, dhe kur e kishte zënë para se të kyçej në autostradë kishte arritur të futet në veturën e tij që qëndronte me dy rrotat e varura.

Dhe duke menduar se mund lehtë ta merr, ai filloi t’i japë gaz por gjendja vetëm sa vështirësohej, dhe në një moment dëmton veturën duke u përplasur me merimangën.

Megjithatë duke parë se assesi nuk mund ta merr heq dorë, kurse disa momente më vonë është arrestuar nga policia pasi ishte shfaqur shumë i dhunshëm dhe nuk kishte respektuar urdhëresën e policisë. /Telegrafi/