Telegrafi

U mori 7500 euro kinse do tu rregullonte vizat e punës për në Suedi, arrestohet e dyshuara nga Mitrovica

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një femër në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicë.

E njëjta është arrestuar sepse me premtimin se do t’iu rregullonte viza pune, për në shtetin e Suedisë, kishte marr nga pesë ( 5) ankueset femra kosovare një shumë prej 7500 €.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/