Site icon Telegrafi

U mblodhën për të festuar ditëlindjen e djaloshit në Maryland, stuhia shkul pemën gjigante – përfundon mbi garazhin ku ishin strehuar

Të paktën 19 persona janë lënduar dhe hospitalizuar kur një pemë e madhe u përfundoi mbi një garazh në Maryland të SHBA-ve, ku dhjetëra persona po merrnin pjesë në ahengun e organizuar me rastin e ditëlindjes së birit të tyre.

Ras David, zëdhënës i zjarrfikësve në An Erandel, ka deklaruar se një person është gjendje kritike, kurse pesë tjerë në gjendje më të lehtë, transmeton Telegrafi.

Sa i përket të tjerëve, prej 17 të rriturve dhe dy fëmijëve që në ato momente gjendeshin brenda garazhit, ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Ata ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e djalit të tyre. Kur filloi stuhia, u futën në garazh duke menduar se mund ta shfrytëzojnë si strehimore, por në ato momente mbi garazh ra një pemë e madhe”, ka shtuar Davis për mediat lokale.

Në fotografitë e shkrepura nga vendi i ngjarjes, shihet një pemë e madhe duke qëndruar mbi atë që ka mbetur nga garazhi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version