Jurgen Klopp ia ka dalë në mbështetje Jake Danielsit, pas deklaratës së tij të fundit se është homoseksual.
Në konferencë për media, trajneri gjerman ndau një pjesë të saj për të folur për lojtarin e Blackpoolit, pas fitore 2-1 të Liverpoolit ndaj Southamptonit.
“Fantastike që ai ndihet mjaft i guximshëm për ta bërë këtë”, ka deklaruar fillimisht Klopp para gazetarëve.
“Kur e pashë duke folur, nuk mund ta besoja se ishte 17 vjeç. Ai është pa dyshim shumë i pjekur. I gjithë komuniteti i futbollit do ta mbështetë atë me gjithçka që mund të bëjmë, jam 100 për qind i sigurt”.
“Më pëlqeu mënyra se si ai me të vërtetë dha mesazhin e tij. Ai ka të drejtë në atë që tha. Ai nuk donte të fshihej më. Mirë. Kjo është pikërisht mënyra e duhur për ta bërë këtë”.
“Unë nuk e njoh atë, por jam vërtet krenar për të. Është një hap i rëndësishëm. Ne jetojmë në vitin 2022. Është çmenduri që duhet të bëjmë një gjë kaq të madhe, por ne po arrijmë atje”.
"When I saw him talking, I couldn't believe that he's 17 years old. I don't know him, but I'm really proud of him."
Liverpool manager Jurgen Klopp praises Jake Daniels for his bravery after he became the first active professional player to come out publicly as gay since 1990. pic.twitter.com/l4uWrDjTZ5
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 18, 2022
“Është një fillim i mirë dhe tani shpresoj se të tjerët do ta ndjekin dhe mund ta bëjnë këtë gjithashtu. Do të ishte absolutisht e jashtëzakonshme”.
“Jam vërtet i lumtur për të. Ai është pikërisht aty ku dëshiron të jetë. Klas i lartë”, përfundoi Kloppi.
Por,natyrisht se nuk janë të gjitha komentet pozitive për Daniles, pasi komuniteti LGBT vazhdon të jetë i papranueshëm në shoqëri. /Telegrafi/