Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka hedhur poshtë spekulimet për të ardhmen e tij larg klubit londinez, pasi u lidh me Real Madridin.
Arteta e ka udhëhequr skuadrën londineze drejt pozitës së parë në Ligën Premier, deri më tani këtë sezon.
Megjithatë, raportet e mediave në Spanjë e kanë lidhur Artetën me punën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm si pasues i Carlo Ancelottit.
Duke folur për thashethemet në një konferencë për shtyp, Arteta shtoi se është i fokusuar plotësisht te Topçinjtë.
“Janë gjëra që menaxherët apo lojtarët nuk mund të kontrollojnë atë që shkruhet”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Ajo që mund të them është se jam plotësisht i fokusuar në atë që po bëj këtu dhe jashtëzakonisht krenar dhe mirënjohës që bëj atë që po bëj në këtë klub futbolli.
“Kjo është e gjitha”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/