Telegrafi

U lëndua rëndë me kombëtaren, top ylli i Barcelonës do mungojë në ndeshjet e para të sezonit

Barcelona nuk po ka aspak fat kur bie puna tek lëndimet. Të premten, Pedri pësoi një lëndim në gju duke luajtur për Spanjën, që do ta mbajë atë jashtë fushave për një muaj, ndërsa fat edhe më i keq tani e ka përcjellur Ronald Araujon.

Araujo pësoi një lëndim të muskujve hamstring duke luajtur për Uruguain në çerekfinale të Copa America ndaj Brazilit.

25-vjeçari u largua na fusha në lot, duke hedhur dyshime për një lëndim serioz. Fatkeqësisht, kjo ishte e vërtetë, pasi Javi Miguel ka raportuar se Araujo do të jetë jashtë fushave për 6-8 javë.

Kjo do të thotë se reprezentuesi uruguaian do ta humbasë startin e sezonit 2024/2025 dhe mund të mbetet jashtë fushave deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.

Kjo njëherësh do t’i siguronte atij qëndrimin tek Barcelona, mes raportiemve të shumta që e lidhnin me një largim të mundshëm nga klubi.

Ky jo që ishte një lajm i rëndë për lojtarin, por ishte edhe për Hansi Flickun. Araujo është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe mungesa e tij në ndeshjet e para të epokës Flick me gjasë do të vërehet.

Kujtojmë se Barcelona ndeshjen e parë të sezonit në La Liga do ta luajë më datë 17 gusht në udhëtim ndaj Valencias./Telegrafi/