Anel Rashkaj nuk ka pasur fat në këtë grumbullim me Kosovën.
Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës ka pësuar një lëndim në stërvitje ditën e mërkurë.
Kjo ka bërë që Rashkaj të largohet nga grumbullimi me Kombëtaren edhe pse ishte rikthyer pas një kohe të gjatë.
Rashkaj u pa shumë i lumtur dhe entuziast gjatë dy stërvitjeve të para.
Ai ka shkruar një status tejet emocionues në profilin e tij në Facebook ku ka marrë mbështetje të madhe.
“S’ke kismet kësaj here”, ka shkruar Rashkaj i mërzitur.
Thuajse të gjithë komentet ishin në përkrahje të 27-vjeçarit të cilët i uruan shërim të shpejtë dhe rikthim në Përfaqësuese gjatë muajit shtator. /Telegrafi/