Telegrafi

U largua papritur nga Milani, Maldini ka dy oferta të rëndësishme

Paolo Maldini u largua papritur nga Milani në fund të sezonit duke befasuar të gjithë opinionin e futbollit në Itali.

Megjithatë Maldini nuk pritet të mbetet gjatë pa punë, pasi ofertat për ish-drejtorin teknik të Rossonerëve nuk mungojnë.

Ish-drejtori teknik i skuadrës kuqezi, që pas largimit nga Milani nuk ka dhënë asnjë deklaratë, në ditët e fundit ka marrë një propozim për të qenë pjesë e stafit drejtues të Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Presidenti i Milanit tregon pse u shkarkua Maldini: Nuk kemi më nevojë për të

Maldini që aktualisht ndodhet me pushime, nuk ka marrë akoma një vendim në lidhje me të ardhmen e tij.

Por përveç kampionëve në fuqi të Francës, edhe përfaqësuesja italiane e futbollit mendon për Maldinin.

Lexo po ashtu Nesta: Shkarkimi i Maldinit është përtej çdo logjike

Federata italiane i ka bërë një propozim ish-mbrojtësit legjendar, po akoma nuk është saktësuar roli i tij në ambientin e kombëtares.

Gjithsesi Maldini së shpejti pritet të marrë një vendim nëse do të pranojë ndonjërën nga ofertat, apo do të vazhdoj me pushime. /Telegrafi/